U lirua nga akuzat, Trump godet demokratët: Njerëz të korruptuar! Kanë dëmtuar rëndë kombin

U lirua nga akuzat, Trump godet demokratët: Njerëz të korruptuar! Kanë dëmtuar rëndë kombin

17:20, 06/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se i ka mbijetuar një “mjerimi të tmerrshëm” gjatë procedurave për shkarkimin e tij dhe është zotuar se nuk do të lejojë të ndodhë më ajo çfarë i ka ndodhur atij.

Duke folur në ceremoninë e kryerjes së Lutjeve të Mëngjesit, Trump ka akuzuar “disa njerëz shumë të pasinqertë dhe të korruptuar”, që kanë kërkuar ta largojnë atë përmes procesit që e ka konsideruar “mashtrim”, raporton Rel.  

“Ata kanë bërë gjithçka që është e mundshme për të na shkatërruar dhe duke bërë atë, kanë dëmtuar rëndë kombin tonë”, ka thënë Trump, që me krenari ka mbajtur kopje të dy gazetave me mbishkrimin “I LIRUAR”.

Në gjyqin kundër tij, 52 ligjvënës kanë votuar për ta liruar atë nga akuza për abuzim të pushtetit, derisa 48 kanë thënë se ai është fajtor.

Senatori, Mitt Romney ka qenë republikani i vetëm që ka votuar kundër Trumpit.

Në votimin për akuzën e dytë, për pengim të punës së Kongresit, 53 ligjvënës kanë votuar për të shpallur presidentin të pafajshëm derisa 47 e kanë konsideruar atë fajtor.

Presidenti amerikan, pritet të flasë më shumë rreth shfajësimit të tij në një konferencë për media që mbahet në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco