Luftimi i koronavirusit/ OBSH publikon shifrën fillestare, thirrje për donacione

Luftimi i koronavirusit/ OBSH publikon shifrën fillestare, thirrje për donacione

17:12, 06/02/2020
A+ Aa A-

Në luftë me koronavirusin, Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje që vendet në mbarë botën të mbledhin më shumë se gjysmë miliardë euro për të luftuar virusin vdekjeprurës.

Drejtori i organizatës, Dr Tedros Ghebreyesus mbajti dje një konferencë në të cilën bëri thirrje për mbledhjen e shumës 614 milionë euro.

Nga raportimet e fundit, më shumë se 28,000 njerëz tani janë infektuar me koronavirus në Kinë, si dhe 260 në vende të tjera, dhe 565 kanë vdekur si pasojë.

Sipas planit të OBSH-së, paratë do të përdoren për të ndihmuar vendet që të përmbajnë virusin dhe të financojnë shkencëtarët që përpiqen të krijojnë një vaksinë, si dhe të ndihmojnë vendet e varfra të përgatiten për infeksione të mundshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco