Ndërron jetë mjeku që dha i pari alarmin për 'Koronavirusin'

Ndërron jetë mjeku që dha i pari alarmin për 'Koronavirusin'

16:57, 06/02/2020
A+ Aa A-

Li Uenliang, mjeku i cili dha alarmin i pari për përhapjen e Koronavirusit por që askush nuk e dëgjoi, ka ndërruar jetë, raporton FoxNews.

Lajmi konfirmohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila shkruan:

"Jemi shumë të mërzitur të dëgjojmë për humbjen e Dr.Li Wenliang.

Li Uenliang, ishte një mjek kinez i njohur në të gjithë botën tashmë pasi zbuloi virusin misterioz. Doktori një okulist specialist ndodhej në Uhan nga ku dhe parashikoi epideminë.

Në fund të muajit dhjetor ai shkruante në një bisedë mes kolegëve si cilat ishin dyshimet dhe shqetësimet e tij, por autoritetet në vend e detyruan të heshtë.

Ai u arrestua për përhapje alarmi dhe u akuzua se kishte shpikur dicka që nuk ekzistonte për të trembur popullsinë. Por më pas u la i lirë.

Ndërkohë, në Kinë vijon të rritet numri i viktimave dhe i të prekurve nga virusi. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco