‘Jonathan është si një ujk i vogël ‘/ Prindërit rrëfejnë emocionet gjatë lindjes së djalit të tyre ‘me fat’

‘Jonathan është si një ujk i vogël ‘/ Prindërit rrëfejnë emocionet gjatë lindjes së djalit të tyre ‘me fat’

16:43, 06/02/2020
A+ Aa A-

Foshnjet e sapolindura të gjitha janë të bukura, por disa prej tyre janë më të vecantë si i vogli Jonathan, i cili lindi në spitalin “San Paul” në Minnesota, gjatë mëngjesit të 28 janarit.

Me një fytyrë të adhurueshme, që të bën për vete, fatmirësisht ai është një fëmijë i bukur dhe që gëzon shëndetë të plotë.

Vogëlushi nga Minnesota ka një veçanti, pasi ka lindur me qime në pjesnë e krahëve dhe të shpinës.

Prindërit e tij u shprehën se ishin shumë të lumtur kur vogëlushi i tyre erdhi në jetë edhe pse ai kishte krahët, këmbët, shpinën, shpatullat të mbuluara me qime të trasha të zeza.

28 vjeçari Anthony Lopez dhe e ëma 26 vjeçare Nancy Rivera zbuluan gjithashtu se i sapolinduri kishte madje edhe pak mjekër në pjesën e fytyrës.

‘Fillimisht kur pamë të voglin, u ndjemë disi të tronditur’, u shpreh babai Anthony, i cili është një teknik laboratori .

Ai e përshkruan të birin si “një ujk të vogël”.

“Jonathan është si një ujk i vogël. Nuk na besohet sa shumë flokë ka. Kur sapo lindi, kishte gati të formuar një mjekër në pjesën e fytyrës. Disa njerëz nisën të bënin shaka teksa thoshin se ky djalë do të rruhej para se të niste të ecte. Infermieret bënoin shaka teksa thoshin se qimet do ta mbanin ngrohtë në dimër. Ishte shumë argëtuese për të gjithë familjen tonë”, u shpreh ai.

Çifti nuk e kishte idenë fare se si do të lindte i vogli i tyre, pasi qimet nuk duken në ekografitë normale që ata kishin bërë. Për ta bërë situatën edhe më “super të natyrshme”, Jonathan erdhi në jetë pa dalë nga qesja amniotike, ose siç e quajmë ndryshe në Shqipëri, ‘lindi me këmishë’. Kjo lloj lindjeje, në shumë kultura, përfshirë edhe tonën, i bën fëmijët të quhen “me fat”, pasi është një mënyrë shumë e veçantë dhe e rrallë e të ardhurit në jetë.

Mjekët dhe infermierët sqaruan prindërit se qimet e të voglit do të bien vetë në mënyrë të natyrshme, duke u rritur vogëlushi.

Sipas mjekëve, nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj problemi apo situate shqetësuese nga ana e prindërve. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco