FOTO/ Zbulohen dhjetra të tjerë me koronavirus në kroçierën e bllokuar në Japoni

FOTO/ Zbulohen dhjetra të tjerë me koronavirus në kroçierën e bllokuar në Japoni

10:50, 06/02/2020
A+ Aa A-

Shangai-Pekin/ Edhe dhjetë persona të tjerë që ishin futur në karantinë në një kroçierë në Japoni rezultuan me koronavirus, thanë zyrtarët të enjten, ndërkohë që ekspertët e Shëndetësisë kanë shtuar përpjekjet për të zbuluar një vaksinë ndaj sëmundjes që ka provokuar frikën e një pandemie globale.

Vdekjet nga virusi brenda Kinës, nga 73 shkuan në 763 dhe më shumë se 28 mijë persona janë të infektuar.

Analistët financiare e kanë zvogëluar perspektivën e rritjes ekonomike për Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë, tek agjencia e vlerësimeve Moody tregon rrezik në shitjet e automjeteve dhe prodhimit.

Virusi ka mbyllur qytete dhe fabrika në Kinë dhe ka ndërprerë fluturimet nëpër botë. Këtë javë, ai solli kaos dhe në botën e paqtë të lundrimeve luksoze në oqeane./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco