Politikani gay skocez jep dorëheqjen pas skandalit me adoloshentin

Politikani gay skocez jep dorëheqjen pas skandalit me adoloshentin

10:22, 06/02/2020
A+ Aa A-

Një anëtar i parlamentit skocez, që besohej se do të ishte ministri i parë i ardhshëm në Skoci, është dorëhequr sot pasi bombardoi me mesazhe tmerruese një djalosh adoleshent. Deputeti e quan fëmijën “të lezetshëm” në mesazhet që ai dërgon dhe më pas i kërkon t’i mbajë ato sekret.

Derek Mackay, 42 vjeç, i cili kontaktoi djalin 16 vjeçar, në facebook dhe instagram, ka dhënë dorëheqjen si sekretar financash këtë mëngjes.

Në një kërkim falje zyrtar ai u shpreh se merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe u tërhoq, pas diskutimit me shefin e tij Nikola Sturgeon, i cili tha se sjellja e tij nuk arrin të ruajë standardet e kërkuara.

Zoti Mackay thotë: “ Kërkoj ndjesë nga individi i përfshirë dhe familja e tij. Më vjen keq që zhgënjeva kolegët dhe mbështetësit e mi.”

Ish-sekretari i financave , baba i dy fëmijëve, u divocua nga gruaja e tij në 2013, kur deklaroi publikisht që ishte gay. Ai e kishte ftuar 16 vjeçarin në një ndeshje regbie dhe i thoshte atij se i pëlqente modeli i tij i flokëve.

    Ata shkëmbyen 270 mesazhe për rreth 6 muaj, para se adoleshenti, i cili e kishte bërë të ditur moshën e tij, ndaloi së iu përgjigjuri politikanit.

    Kur mesazhet nga ana e Mackay nuk po ndalonin djali gënjeu, duke thënë se i vëllai kishte pësuar një aksident dhe nuk mund të takohej me të.

    Politikani filimisht u shpreh se e kuptonte, por brenda 3 orësh ai i shkruan të riut sërish, duke i kërkuar të takohen.

    Djali sot është shprehur: “ Unë doja vetëm të shpikja një gënjeshtër që të mos shkoja. Ishte shumë e çuditshme, por ai vashdonte të insistonte.”

    “Vendosa të flas tani për të mbrojtur individë të tjerë, që mund të gjenden në një situatë të tilë. Ai është shumë i pushtetshëm, kështu që ishte shqetësuese.”

    Nëna e fëmijës kërkon ndërhyrjen e policisë , duke thënë se politikani e dinte mjaft mirë moshën e të birit.

    Biseda besohet të ketë filluar në gusht, por u bë e ditur tek autoritetet vetëm tani. Zoti Mackay madje i ka treguar të riut edhe për seksualitetin e vet. Djaloshi kësaj i është përgjigjur: “Për sa kohë që nuk po tenton diçka me mua, nuk ka asnjë problem që je gay.”

    Sekretari i financave u përpoq ta përfshinte të riun në politikë, por ky i fundit nuk pranoi.

    Mesazhi i rradhës, i cili e fton djalin në një ndeshje regbie, ishte mesazhi që tërhoqi vëmendjen e së ëmës, së cilës djali ia tregoi.

    E tmerruar nëna ka folur për The Sun: “ Kjo është e tmerrshme dhe ai duhet ta paguajë.”

    Ministri i parë, Nicola Sturgeon është shprehur se Derek ka dhënë dorëheqjen, të cilën ai e ka pranuar. “Zoti Mackay ka kontribuar shumë për qeverinë, por veprimet e tij të fundit nuk janë në standardin e duhur.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco