Dasma e çuditshme pa çiftin, dasmorët festojnë me Video për shkak të frikës nga koronavirusi

Dasma e çuditshme pa çiftin, dasmorët festojnë me Video për shkak të frikës nga koronavirusi

10:19, 06/02/2020
A+ Aa A-

Martesat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç planifikohen, por teksa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të rritet, një dasëm u zhvillua pa praninë e dhëndrit dhe nuses.

Çifti nga Singapori, Joseph Yeë dhe Kang Ting, u rikthyen nga një udhëtim në Kinë, pak ditë para martesës së tyre.

Kur të ftuarit shprehën shqetësime për pjesëmarrjen, çifti gjeti një mënyrë për t’i qetësuar.

Vetë çifit nuk mori pjesë në dasëm, por nëpërmjet një komunikimi direkt me video përshëndetën të ftuarit dhe mbajtën një fjalim, shkruan BBC.

Koronavirusi ka marrë jetën e 550 personave në Kinë dhe është përhapur në rreth 25 shtete.

Singapori ka raportuar 28 raste me inkefsion të koronavirusit, duke qenë shteti me rastet më të shumta të infektimit pas Kinës dhe Japonisë.

Më 24 Janar, Z. Yeë dhe Znj Kang, e cila është nga provinca Hunan, u nisën për të kaluar Vitin e Ri Lunar me familjen e saj në Kinë.

Provinca e Hunan është shumë afër provincës Hubei, nga ku shpërtheu koronavirusi.

Ata u kthyen më 30 janar, me dasmën e tyre që do të zhvillohej më 2 shkurt në hotelin M në Singaporin qendror.

Ata u martuan në Kinë në tetor, por kjo martesë e dytë u mbajt për të gjithë familjen dhe miqtë e Z. Yeë që nuk ishin në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco