Një i sapolindur me koronavirus, pacienti më i vogël në botë Foto ilustrim

Një i sapolindur me koronavirus, pacienti më i vogël në botë

09:22, 06/02/2020
A+ Aa A-

Një foshnjë e sapolindur kineze u diagnostikua me koronavirus vetëm 30 orë pas lindjes, rasti me moshën më të vogël që është regjistruar deri tani, tha media shtetërore, sipas BBC.

Bebja lindi në 2 shkurt në Wuhan, në epiqendrën e virusit.

Mamaja e foshnjës ishte me virus para se të lindte. Nuk dihet si u transmetua sëmundja: që në barkun e nënës apo pasi lindi.

Vetëm një pjesë e vogël fëmijësh janë konstatuar me virusin që ka vrarë 563 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 28 mijë persona.

Media shtetërore e Kinës, Xinghua, e dha këtë lajmin në orët e vona të së mërkurës. Ajo shtoi se foshnja, që peshonte 3,25 kg në lindje ishte tani në gjendje stabël dhe nën vëzhgim./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco