Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Mbi 24 mijë të vdekur/ A u dekonspirua shifra e viktimave?

Mbi 24 mijë të vdekur/ A u dekonspirua shifra e viktimave?

09:13, 06/02/2020
A+ Aa A-

Që prej fundit të dhjetorit, kur mediat ndërkombëtare nisën të flasin për një virus të dyshimtë në Kinë, ka pasur spekulime se ky vend po e fsheh përmasën e vërtetë të sëmundjes.

Shpërthimi i koronavirusit e detyroi Kinën që të publikojë disa gjëra, por sërish ka skepticizëm mbi atë që deklaron vendi komunist.

Sipas Daily Mail, kompania e dytë më e madhe në Kinë, Tencent mund të ketë dekonspiruar pa dashje shifrën e viktimave.

Gjigandi i teknologjisë raporton vazhdimisht shifrat për koronavirusin. Por në një moment të shtunën, ata raportuan se ishin 154 mijë të prekur dhe 24.589 të vdekur- gati dhjetë herë më shumë se shifra zyrtare.

Më pas faqja ndryshoi dhe statistikat dolën: 14.446 të prekur dhe 304 të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco