Itali/ Treni del nga shinat, vdesin dy makinistë, plagosen dhjetëra

Itali/ Treni del nga shinat, vdesin dy makinistë, plagosen dhjetëra

08:52, 06/02/2020
A+ Aa A-

Një tren i shpejtësisë së lartë “Frecciarossa”, i cili u nis nga Milano në orën 5:10 dhe që po i drejtohej Salernos, në orën 5:35 doli nga shinat papritur në Lodi. Përveç lokomotivës, edhe dy vagonë u përmbysën. Në vend kanë mbërritur dhjetëra makina zjarrfikëse. Të tjera po vijnë nga Milano. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Momentalisht, ekipet e emergjencës flasin për dy të vdekur, një makinist dhe një tjetër punonjës i hekurudhave shtetërore, që ishin pranë motorrit.

Mbrojtja Civile foli për tridhjetë të plagosur, por asnjëri në gjendje të rëndë. I vetmi person me gjendjen më serioze, me fraktura të shumta të gjymtyrëve, por jo në rrezik për jetën është një pastrues i hekurudhës.

Treni nuk ishte shumë i mbushur me njerëz.

Sipas disa informacione, në atë linjë po kryheshin punime për mirëmbajtjen.

“Asnjë vlerësim nuk mund të jepet në këtë moment. Do të jenë teknikët që do ta bëjnë këtë,” tha për Rainews 24, prefekti i Lodit, Marcello Cardona. “Ministri i Brendshëm u njoftua dhe po ashtu edhe Prokurori i Republikës që është duke mbërritur në vendin e ngjarjes.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco