FOTO/ E porsalindura hyn në histori! Erdhi në jetë në datën 02/02/2020 dhe në orën 20:02

FOTO/ E porsalindura hyn në histori! Erdhi në jetë në datën 02/02/2020 dhe në orën 20:02

23:34, 05/02/2020
A+ Aa A-

Pa dyshim që ardhja në jetë e çdo fëmije është e veçantë, por Charlee Rose Masters lindi në datën 2 shkurt 2020, në orën 20:02, në Spitalin St Joseph East, në Lexington, Kentucky të SHBA-së.

Lindja e Charlee ndodhi në një ditë jashtëzakonisht të rrallë, në të cilën data dhe ora e ditëlindjes së saj nuk ndryshon nëse lexohet nga e majta apo nga e djathta.

Data dhe ora ishte gjëja e fundit që nëna e re po mendonte dhe ajo nuk e kishte idenë se vogëlushja e saj kishte ardhur në jetë në kohën e duhur, në një ditë të rrallë.

Sipas nënë së foshnjes, mamaja e saj Dee Dee Calvert, ishte e para që vuri re që fëmija erdhi në jetë në orën 20:02.

Nëna e re tha: Nuk e di bisedën që po ndodhte në dhomë. Unë thjesht mbaj mend nënën time, Dee Dee, duke fotografuar orën në momentin e lindjes.” 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco