FOTO/ Avioni shpërtheu në flake pasi u nda në tri pjesë, shënohet viktima e parë nga të plagosurit

FOTO/ Avioni shpërtheu në flake pasi u nda në tri pjesë, shënohet viktima e parë nga të plagosurit

23:13, 05/02/2020
A+ Aa A-

Pamjet e tmerrshme janë shfaqur kur një Boeing 737 i djegur, rrëshqiti për 200 metra në një pistë në Stamboll, përpara se të binte në një hendek ku dhe shpërtheu në tre pjesë, duke vrarë të paktën një person.

Aksidenti i tmerrshëm la të plagosur të paktën 157 nga 177 pasagjerët në bord, raporton Dailymail.  

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha se shumica e të plagosurvr ishin 'duke u bërë mirë, përveç një ose dy personave'.

Televizioni NTV raportoi se dy pilotët e aeroplanit kishin qenë në gjendje të rëndë.

Avioni me kosto të ulët, Pegasus Airlines ishte duke mbërritur në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit nga qyteti perëndimor turk i Izmirit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco