Aksident fatal/ Shoferi i dehur shtyp për vdekje 4 fëmijë, 3 të tjerë të plagosur rëndë

Aksident fatal/ Shoferi i dehur shtyp për vdekje 4 fëmijë, 3 të tjerë të plagosur rëndë

17:05, 01/02/2020
A+ Aa A-

Gjatë orëve të pasdites, shtatë fëmijë që po ngisnin biçikletat në një rrugë në Outland të Sydneyt, janë përplasur nga një veturë që kishte dalë prej kontrolli.

Nga aksidenti fatal, katër fëmijë kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë me lëndime të konsiderueshme.

Shoferi i veturës që ishte ndaluar në rrugë pas aksidentit, i është nënshtruar testit për alkool, që ka treguar se ishte mbi normën e lejuar të pijes dhe u arrestua nga mbrojtësit e rendit.

Fëmijët e plagosur u transportuan menjëherë me një autoambulancë, ndërsa zona u bllokuar për ta lejuar hetimet.

Mësohet se ata ishin nisur për të blerë akullore kur u përfshinë në aksident, ndërsa të gjithë janë të moshës nën 12-vjeçare, shumica nga e njëjta familje.

Të afërmit e tyre janë mbledhur rreth zonës së bllokuar, ndërsa policia mundohet t’i ngushëllonte dhe t’i largonte prej aty.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco