VIDEO/ Zbulohet nëndetësja 'fantazëm', do transportonte 100 milion dollarë kokainë të pastër

VIDEO/ Zbulohet nëndetësja 'fantazëm', do transportonte 100 milion dollarë kokainë të pastër

16:54, 01/02/2020
A+ Aa A-

Ushtarët kanë zbuluar një nëndetëse që përdorej nga karteli kolumbian, për të trafikuar kokainë me një vlerë rruge deri në 100 milion dollarë, raporton Dailymail.  

Nëndetësja prej 17 metrash me lesh xhami, e njohur si 'narco-sub', u gjet në komunën Bajo Baudo në departamentin kolumbian perëndimor të Choco, afër kufirit me Panamanë, raporton Dailymail. 

Autoritetet besojnë se ajo do ngarkohej me kokainë që duhej të shpërndahej përgjatë vendeve që lagen nga Paqësori.

Nëndetësja, e cila mund të kushtojë deri në 2 milion dollarë për tu ndërtuar, u gjet nga ushtarët kolumbianë në një moçal dhe u dërgua në kazermat e tyre në komunën e Pizarro.

Komandanti i Batalionit Giovanni Carrillo tha për mediat lokale se nëndetësja ishte ndërtuar kohët e fundit dhe se struktura prej lesh xhami ishte përfunduar tashmë - gati për përdorim. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco