Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Akuza për terrorizëm/ Dënohen me vdekje 37 persona në Egjipt

Akuza për terrorizëm/ Dënohen me vdekje 37 persona në Egjipt

16:17, 01/02/2020
A+ Aa A-

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje Hisham al-Ashmawy, ish-oficer i forcave speciale, i shndërruar në militant dhe 36 persona të tjerë, pasi u dënuan për akuza të terrorizmit.

Ashmawy ishte kapur në qytetin libian Derna, në vitin 2018 dhe ishte dorëzuar në Egjipt majin e vitit të kaluar, raporton Rel.  

Ai është dënuar për disa akuza përfshirë edhe planifikimin e sulmit të vitit 2014, ku u vranë 22 ushtarë pranë kufirit me Libinë dhe për përfshirjen e tij në tentim-vrasjen e ish-ministrit egjiptian të Brendshëm, u tha në një deklaratë të ushtrisë së Egjiptit.

Ashmawy ka udhëhequr grupi Ansar Bayt al-Maqdis, që konsiderohet grupi më aktiv i militantëve në Egjipt, para se të shpallte besnikërinë e tij për grupin militant Shteti Islamik në vitin 2014.

Të 36 personat e tjerë që kanë gjykuar së bashku me Ashmawy po ashtu janë dënuar nën akuza për terrorizëm.

Sipas ligjeve në Egjipt, ky vendim i është referuar Myftiut të Madh të vendit, pasi ai vendos për çdo dënim kapital.

Seanca e re për konfirmimin e vendit është caktuar më 2 mars, pasi Myftiu i Egjiptit të japë mendimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco