Çifti kinez që çoi koronavirusin në Itali, turizëm në Verona, Parma e Romë Autobus për transportin e turistëve

Çifti kinez që çoi koronavirusin në Itali, turizëm në Verona, Parma e Romë

12:13, 01/02/2020
A+ Aa A-

Çifit kinez që rezultoi me koronavirus në Itali, para izolimit kishte udhëtuar në të gjithë vendin, me ndalesa në pikat turistike si Verona, Parma dhe Roma.

Gruaja 65 vjeçe dhë bashkëshorti 66 vjeç, me origjinë nga Wuhan, zbritën në Milano në 23 janar, njofton Daily Mail.

Pas identifikimit se ishin me ethe, ata u dërguan në spital. Së bashku me ta, edhe 18 anëtarë të grupit turistik janë çuar në spital për monitorim.

Tashmë çifti konstatohet se është në gjendje stabël, ndërsa bashkudhëtarët e tyre ende janë nën ekzaminim.

Kryeministri italian Xhuzepe Konte (Giuseppe Conte) premtoi të japë 5 milionë euro për ndalimin e përhapjes së virusit.

Ai gjithashtu ndaloi përkohësisht fluturimet ndërmjet Italisë dhe Kinës dhe shtoi se do të mblidhte Keshillin e Ministrave për të diskutuar më tej çështjen.

Kryeministri u shpreh për CNN se tashmë janë marrë të gjitha masat për parandalimin dhe izolimin e rasteve të virusit dhe se nuk është nevoja të krijohet gjendje alarmi.

Çështjet e fundit kanë të bëjnë me 7000 pasagjerët që mbaheshin të mbyllur në një kroçerë në qytetin italian Civitaveçhia, të cilët janë lënë më së fundi të lirë pasi është marrë vesh se asnjë individ nuk ishte i infektuar.

Turistët kishin që të mërkurën në anije, pasi një grua kineze 54-vjeçare nga Makau shfaqi simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.

Gruaja, e cila u izolua dhe u mbajt larg edhe nga bashkëshorti i saj doli negative për virusin, siç konfirmoi dhe Ministri italian i Shëndetit.

Anija turistike u ofrua të dëmshpërblente 1140 udhëtarët pas izolimit në të për disa ditë.

Anija turistike Costa Smeralda ku ndodhi izolimi

Drejtori i organizatës WHO, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh për gazetarët se arsyeja kryesore e masave të marra nuk është gjendja në Kinë, por  vendet ku virusi është transmetuar.

Shqetësimi i tij më i madh është mundësia e virusit për t’u përhapur në shtete me sisteme shëndetësore më të dobëta, të cilat nuk janë të përgatitura për ta përballuar gjendjen.

Koronavirusi, i cili ka infektuar afro 10 mijë individë dhe vrarë 213, përhapet lehtësisht nëpërmjet kollës, tështimave dhe kontaktit të afërt.

Virusi mund të qëndrojë i fshehur e kjo sjell që shumë njerëz mund të jenë të infektuar e të mos jenë në dijeni të këtij fakti./SYRI.NET

Spitali Spallanzani ku çifti kinez me koronavirus mbahet në izolim.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco