Burri në burg, e shoqja e El Chapo-s shfaqet në pushime luksoze

Burri në burg, e shoqja e El Chapo-s shfaqet në pushime luksoze

10:23, 01/02/2020
A+ Aa A-

Gruaja e trafikantit meksikan të drogës, El Chapo, postoi disa foto nga pushimet luksoze në një resort skish. Emma Coronel është e martuar me bosin famëkeq të kartelit Sinaloa, i dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA.

30-vjeçarja shkruan në postimet e saj: “Dëbora është e mirë, ajo vjen në kohën e saj. Zoti ju bekoftë”.

Kur i shoqi po gjykohej në SHBA për krime të lidhura me trafikun e drogës, ajo qëndroi pranë saj.

Por një agjent policie tha se është e habitshme se si ajo vazhdon të ekspozojë jetën luksoze, edhe pse të shoqin e ka në gjyq.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco