Kinë, 259 të vdekur nga virusi, Amerika ndalon dhe disa fluturime të tjera

Kinë, 259 të vdekur nga virusi, Amerika ndalon dhe disa fluturime të tjera

07:03, 01/02/2020
A+ Aa A-

Shangai – Numri I të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Kinë ka arritur në 259, thanë zyrtarët e Shëndetësisë të shtunën, pasi SHBA njoftoi kufizime të reja në kufij për shtetasit e huaj që kanë qenë në Kinë, njofton Reuters.

Province Hubei, qëndra e epidemisë, ka mbetur nën karantinë, me rrugë të mbyllura dhe transport publik të mbyllur, por një numër udhëtarësh vazhdojnë ta shkelin traun.

Në kulmin e frikës së virusi do të shpërthejë përtej detit, SHBA njoftoi për masa të tjera për të kufizuar hyrjen e shtetasve të huaj që kanë qenë së fundmi në Kinë.

Tre linja ajrore të mëdha njoftuan të premten gjithashtu se do t’i ndalonin fluturimet drejt Kinës.

Gauden Galea, përfaqësuesi I OBSH për Kinën, tha se kufizimet për tregtinë dhe udhëtimet nuk ishin të nevojshme.

“Ne do të donim që shtete të përqendroheshin në përpjekjet për të identifikuar importuesit e mundshëm të rasteve dhe t’I përgjigjen një shpërthimi të mundshëm”, tha Galea për Reuters të shtunën.

    Qantas Airways dhe Air New Zeland thanë se ndalimet e fluturimeve ndërkombëtarë I kishin detyruar ata të ndërprisnin fluturimet e tyre drejt Kinës nga 9 shkurti.

    Gati 10 mijë fluturime janë pezulluar që nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, sipas të dhënave të udhëtimit dhe atyre analitike të CIRIUM.

    Shumë shtete kanë vendosur fluturime të posaçme me çarter për të kthyer nga Kina shtetasit e tyre.

    Më shumë se 300 koreanojugorë mbërritën në atdhe të shtunën me një udhëtim të dytë çarter nga Kina dhe u dërguan në një qendër të posaçme ku do të izolohen për dy javë, tha Ministria e Shëndetit. Shtatë persona në fluturim shfaqën simptoma dhe u dërguan menjëherë në spital./ar.sh/ /SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco