FOTO/ Pasojat e koronavirusit, te mjekët që po trajtojnë njerëzit e infektuar

FOTO/ Pasojat e koronavirusit, te mjekët që po trajtojnë njerëzit e infektuar

23:05, 31/01/2020
A+ Aa A-

Stafi mjekësor po përballet me një situatë të paprecedentë, teksa numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit.

Duke harruar veten e tyre, gjendja e emergjencës e ka detyruar stafin që të punojë natë e ditë për t’u shërbyer njerëzve të prekur.  

Nga foto të shpërndara, mjekët duken në gjendje të tmerrshme, duke fjetur në çdo cep të spitalit. Shumë prej tyre janë të detyruar që edhe disa shërbime vetjake t’i kryejnë brenda spitalit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të enjten emergjencë globale për këtë virus. Përveç Kinës, në gjithë botën është raportuar për 98 persona të infektuar, por jo vdekje. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco