Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Koronavirusi shpallet emergjencë shëndetësore në SHBA/ Në karantinë udhëtarët nga Wuhan

Koronavirusi shpallet emergjencë shëndetësore në SHBA/ Në karantinë udhëtarët nga Wuhan

22:25, 31/01/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar, njoftoi se koronavirusi është shpallur një emergjencë e shëndetit publik në SHBA, ku duke filluar nga 2 shkurti ora 17 , qytetarët amerikanë që kthehen nga Wuhan, do t'i nënshtrohen karantinës.

Azar tha se Presidenti Trump po pezullon gjithashtu përkohësisht hyrjen në SHBA për shtetasit e huaj që paraqesin rrezik për transmetimin e virusit, raporton FoxNews.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme gjithashtu njoftoi se duke filluar nga e diela, fluturimet që vijnë në SHBA nga Kina, do të gjinden para shtatë aeroporteve, që janë të pajisura për të kontrolluar pasagjerët për simptomat e virusit.

“Presidenti @realDonaldTrump është duke ndërmarrë një veprim të matura dhe vendimtare për të mbrojtur popullin Amerikan kundër #coronavirus. Rreziku aktual për publikun amerikan është i ulët. Siç rekomandoi Task Force, ne po ndalim aktivitetet e udhëtimit për ta mbajtur situatën e rreziku aktual për publikun, në këtë fazë të ulët”

 

 

 

Ndërsa zyrtarët vazhduan të insistojnë që rreziku i virusit për publikun amerikan mbetet i ulët, Azar tha se masat që merren janë për të ndihmuar "të përqëndrohet përpjekjet, ndërsa ne kemi të bëjmë me të panjohurën".

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi CDC njoftoi se 195 pasagjerët që mbërritën në Kaliforni me një fluturim nga Kina të mërkurën, po mbaheshin nën një karantinë 14-ditore, pasi monitorohen vazhdimisht për simptoma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco