Në të ftohtë dhe të poshtëruar/ Rinis eksodi sirian prej sulmeve agresive ushtarake të Asadit

Në të ftohtë dhe të poshtëruar/ Rinis eksodi sirian prej sulmeve agresive ushtarake të Asadit

22:03, 31/01/2020
A+ Aa A-

Khaled Sabri dhe familja e tij gjenden në strehimoren e paracaktuar në Idlib të veriut, ende të tronditur pasi u larguan nga bombardimet e papritura të qytetit të tyre, të mbajtur nga rebelët në fillim të kësaj jave.

Ata janë pjesë e një eksodi që ka tronditur veri-perëndimin e Sirisë, fushata agresive ushtarake e Asadit me ndihmën Ruse, në luftën civile nëntë-vjeçare të vendit, ka detyruar me qindra mijëra të shtyhen drejt Turqisë, për t'i shpëtuar një përparimi të papritur dhe të shpejtë nga forcat qeveritare, raporton Reuters.

Të mbështetur nga sulmet ajrore të rënda ruse, forcat e Presidentit Bashar al-Asad kanë kapur dhjetëra qytete që nga e premtja e kaluar, në një fushatë të madhe që ka shkaktuar tensione midis Ankarasë dhe Moskës, e cila ngriti një krize të re refugjatësh.

"Ne ikëm me rrobat e veshura për shkak të bombardimeve të rënda," tha Sabri, 55-vjeçar.

Qyteti i tij Maarat al-Numan, i dyti më i madh në Idlib, u rivarros të martën në një moment historik për qëllimin e deklaruar të Asadit, për të rikthyer të gjithë Sirinë.

Në kampin jashtë Maarat Misrin, një qytet verior Idlib rreth 20 km (12 milje) në jug të kufirit turk, gjenden dhjetëra familje të strehuar në tenda plastike. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco