Koronavirusi/ Suedia i shtohet listës shteteve evropiane të prekura nga virusi vdekjeprurës

Koronavirusi/ Suedia i shtohet listës shteteve evropiane të prekura nga virusi vdekjeprurës

20:32, 31/01/2020
A+ Aa A-

Sipas raportimeve të fundit, Suedia bëhet vendi i gjashtë në Europë që ka regjistruar të paktën një person të prekur me koronavirus.

Informacionet flasin për një vajzë 20- vjecare e cila mbërriti në Suedi më 24 janar pasi kishte vizituar zonën e Wuhan në Kinë.

Pasi ajo shfaqi simptoma, u ekzaminua në spitalin e Ryhov në Jönköping dhe rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Në Europë tashmë Franca me Gjermaninë kanë regjistruar nga 6 raste, Italia dhe Britania nga 2, Finlanda me Suedinë nga 1.

Nuk përjashtohet rasti për ndonjë vend tjetër europian pasi dyshimet ngelen në Portugali, Spanjë, Zvicër, Austri, Ceki, Poloni, Rumani, Bullgari, Greqi apo Turqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco