Zjarret më të rënda në 2 dekada/ Kanbera shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Zjarret më të rënda në 2 dekada/ Kanbera shpall gjendjen e jashtëzakonshme

18:20, 31/01/2020
A+ Aa A-

Autoritetet e Kryeqytetit të Australisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi zjarret janë zgjeruar në jug të Kanberas.

Zyrtarët kanë thënë se ky është kërcënimi më i rëndë nga zjarret në pothuajse dy dekada, raporton Rel.

Zjarret më të mëdha në jug të kryeqytetit australian janë duke djegur më shumë se 18,500 hektarë.

Banorët e këtyre zonave kanë paralajmëruar se mund të evakuohen në çdo moment.

“Kanbera është duke u përballur me zjarret më të këqija prej vitit 2003”, ka thënë shefi ministror, Andrew Barr.

Më 2003, si pasojë e zjarreve në periferi të Kanberas kanë vdekur katër persona, janë plagosur 500 të tjerë dhe janë shkatërruar rreth 470 shtëpi.

Barr ka thënë se zjarret “mund të jenë të pakontrollueshme” pasi temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius.

Australia është duke u përballur me krizë të zjarreve nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe.

Përveç kësaj, është raportuar edhe për 11 milionë hektarë tokë të djegur dhe miliona kafshë të ngordhura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco