Konflikti në Idlib/ Erdogan apel Asadit: Ndalni shpejt sulmet ose do fillojmë ofensivën ushtarake

Konflikti në Idlib/ Erdogan apel Asadit: Ndalni shpejt sulmet ose do fillojmë ofensivën ushtarake

17:41, 31/01/2020
A+ Aa A-

Turqia mund të fillojë një operacion ushtarak në rajonin veriperëndimor të Idlib-it të Sirisë, nëse luftimet nuk ndalen shpejt, tha Presidenti Tayip Erdogan të premten, pasi sulmet nga forcat e qeverisë siriane, rrezikuan një valë të re të refugjatëve.

Forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad, të mbështetur nga fuqia ajrore ruse, kanë bërë përparime të shpejta në Idlib, fortesa e fundit e madhe e mbajtur nga rebelët në luftën gati nëntë-vjeçare të Sirisë, në një ofensivë e cila ka shpërngulur qindra mijëra njerëz, raporton Reuters.  

Fushata e fundit gjithashtu ka ngritur tensione midis Ankarasë dhe Moskës, të cilat mbështesin palët kundërshtare në konflikt.

Turqia, e cila tashmë pret 3.6 milion refugjatë nga Siria, ka frikë nga një valë e re emigrantësh nga Idlib.

Ajo ka 12 poste vëzhgimi ushtarake rreth Idlib, të ngritura nën një marrëveshje të vitit 2017 me Rusinë dhe Iranin, dhe disa prej tyre që nga ajo kohë janë rrethuar nga forcat e qeverisë siriane.

Erdogan akuzon Rusinë për shkeljen e marrëveshjeve për të zvogëluar luftimet në Idlib, një akuzë që Moska e mohoi të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco