‘Mos udhëtoni në Kinë ’/ SHBA ngre alarmin pasi vdekjet nga koronavirusi arritën në 213 viktima

‘Mos udhëtoni në Kinë ’/ SHBA ngre alarmin pasi vdekjet nga koronavirusi arritën në 213 viktima

17:30, 31/01/2020
A+ Aa A-

Të premten, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe shtete të tjera, shtrënguan kufijtë e udhëtimit për në Kinën e goditur nga virusi, ndërsa bizneset luftuan me problemet e furnizimit me ushqime, ndaj një epidemi që ka infektuar gati 10,000 njerëz dhe është shpallur një emergjencë globale.

Rusia, Britania dhe Italia të gjitha raportuan nga dy rastet e tyre të para, ku Roma ka deklaruar urgjencën e saj kombëtare, ndërsa kërkonte të rindërtonte hetimin mbi itinerarin e dy turistëve kinezë të infektuar, raporton Reuters.

Vdekjet nga shpërthimi i koronavirusit u rritën në 213, të gjitha brenda Kinës, ku epidemia vinte nga kafshët në qytetin qendror Wuhan.

"Mos udhëtoni në Kinë për shkak të koronavirusit të ri të identifikuar së pari në Wuhan", tha Departamenti i Shtetit i ShBA, duke ngritur paralajmërimin për Kinën në të njëjtin nivel me Afganistanin dhe Irakun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco