Virusi vdekjeprurës/ Shkon në 213 numri i viktimave

Virusi vdekjeprurës/ Shkon në 213 numri i viktimave

08:46, 31/01/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 213 nurmi i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë. Ndërsa sipas të dhënve të publikuara nga autritetet, 9.692 janë të prekur.

Provinca Hubei e Kinës e cila është epiqendra e shpërthimit të virusit ka raportuar 5.806 raste të konfirmuara, përfshirë 204 vdekje, raportojnë media zyrtare. Agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua e Chian raportoi se 213 njerëz kanë vdekur për shkak të infeksionit të shkaktuar nga virusi.

OBSH shpalli të Premten emergjencë globale përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës nga Kina, në pjesë të ndryshme të globit.

Koronavirusi shpërtheu fillimisht në provincën Ëuhan, ndërsa nuk ka ende një vaksinë specifike për parandalimin e tij.

Virusi është përhapur edhe jashtë Kinës, përfshirë edhe disa vende të Europës. Ndërkohë, Shqipëria cilësohet ende me rrezik të ulët për përhapjen e koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco