Pilotët dhe stjuardesat kërkojnë të ndalen fluturimet drejt Kinës, frikë nga koronavirusi

Pilotët dhe stjuardesat kërkojnë të ndalen fluturimet drejt Kinës, frikë nga koronavirusi

07:18, 31/01/2020
A+ Aa A-

Çikago, Paris – Pilotët dhe stjuardesat kërkojnë të ndalohen fluturimet drejt Kinës. Pilotët e American Airlines po e kërkojnë në rrugë gjyqësore ndalimin e menjëhershëm,  në një kohë që zyrtarët e Shëndetësisë deklaruan një emergjencë botërore lidhur me përhapjen me shpejtësi të koronavirusit.

Kina ka njoftuar për 1000 raste të reja të infektuarisht dhe 213 të vdekur, por virusi është përhapur në 18 shtete, kryesisht nga pasagjerë të linjave ajrore, njofton Reuters.

SHBA ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Kinës, një paralajmërim thuajse i ngjashëm si për ata që duan të fluturojnë drejt Irakut dhe Afganistanit.

Linjat ajrore amerikane I kanë reduktuar fluturimet për në Kinës këtë javë dhe po i rishikojnë sërish planet e udhëtimit, sipas burimeve që janë dijeni për këtë çështje.

Është e mundur që Shtëpia e Bardhë të vendosë të ndërmarrë masë për ndalimin e fluturimeve për në Kinë në ditët e ardhshme, por zyrtarët theksuan se asnjë vendim nuk ishte marrë për këtë.

Shoqata e pilotëve APA, që përfaqësojnë pilotët e American Airlines, e cituan si “serioz dhe në shumë mënyra ende të panjohur, kërcënimin e shëndetit prej koronavirusit”, në një proces gjyqësor që kanë hapur në Teksas, ku ka selinë kjo shoqatë.

“American” tha se po merrte masa për të parandaluar përhapjen e virusit, por nuk kishte asnjë koment në këtë moment për padinë. Të mërkurën ajo njoftoi anulimin e fluturimeve nga Los Anxhelos për në Pekin dhe Shangai, por fluturimet e saj vazhduan nga Dallasi.

Presidenti I Shoqatës APA të pilotëve, Eric Ferguson, iu kërkoi pilotëve të të fluturimeve SHBA-Kinë që të refuzonin detyrën.

Në një deklaratë tjetër, sindikata e stjuardesave të American Airlines tha se e mbështeste padinë e pilotëve dhe i bëri thirrje, qeverisë  amerikane dhe kompanisë se po bëjnë një gabim në këtë pikëpamje të kujdesit dhe se duhet të ndalojnë të gjithë fluturimet drejt dhe për nga Kina./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco