Itali, konfirmohen dy rastet e para me Koronavirus

Itali, konfirmohen dy rastet e para me Koronavirus

23:23, 30/01/2020
A+ Aa A-

Dy raste me Koronavirus janë konfirmuar në Itali. Përmes një konference për shtyp kryeministri Italian Giuseppe Conte ka konfirmuar dy rastet e infektuara me Koronavirus në Romë.

Ata janë dy turistë kinezë të infektuar me koronavirus, të cilët ndodheshin në Itali për t’a vizituar.

‘Kemi dy raste të konfirmuara të koronavirusit në Itali. Ata janë dy turistë kinezë në vendin tonë,’-u shpreh Conte.

Gjithashtu ai ka theksuar se turistët kinezë ndodhen të izoluar në spitalin e Spallanzani në Romë, ndërkohë që priten të merren masa për mbrojtjen nga virusi dhe fluturimet drejt Kinës janë anuluar.

Pak më parë OBSH shpalli emergjencën globale për shkak të përhapjen së virusit në shumë vende të botës. Aktualisht numri i prekurve ka arritur në 8 mijë, ndërsa 170 persona kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco