Koronavirusi, OBSH e shpall emergjencë shëndetësore globale

Koronavirusi, OBSH e shpall emergjencë shëndetësore globale

20:54, 30/01/2020
A+ Aa A-

Koronavirus shpallet emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit pasi shpërthimi vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom vlerësoi autoritetet kineze për reagimin e tyre të shpejtë duke thënë se sëmundja do të ishte përhapur shumë më shpejt dhe më gjerë nëse nuk do të veprohej në kohë.

Në këtë mënyrë, OBSH ka vendosur të shpallë koronavirusin, që ka shpërthyer në Kinë dhe po përhapet me shpejtësi, si një ngjarje e jashtëzakonshme me shqetësim ndërkombëtar, që përbën një “rrezik të shëndetit publik për shtetet e tjera përmes përhapjes ndërkombëtare të sëmundjes” dhe “të kërkojë potencialisht një reagim të koordinuar ndërkombëtar”.

SHBA, Franca, Gjermania e shumë vende të tjera po evakuuojnë qytetarët e tyre nga Kina, ndërsa shumë kompani ajrore kanë anulluar fluturimet drejt shtetit aziatik.

Ekspertët  shëndetësorë janë në gatishmëri të lartë pasi numri i vdekjeve të epidemisë së koronavirusit u rrit në 170 dhe rastet e infeksionit shkuan në afro 8,000 ditën e sotme.

Sa i përket numrit të të prekurve, Koronavirusi e ka kaluar SARS-in, i cili përsa i përket numrit të vdekjeve qëndron më lart. Në 2002-03 SARS vrau 800 persona në të gjithë botën.

Emergjencat botërore të mëparshme kanë përfshirë Ebola, Zika dhe H1N1. /Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco