Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, por ja pse nuk mund jetë efikase për momentin

Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, por ja pse nuk mund jetë efikase për momentin

19:37, 30/01/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët në Azi kanë thënë se e kanë krijuar një vaksinë, e cila mund t’i mbrojë miliona njerëz nga virusi vdekjeprurës, i cili është duke u përhapur shumë shpejt nëpër botë, shkruan Dailymail.

Shumë shtete në botë, kanë filluar hulumtimet e tyre për ta krijuar një vaksinë efikase në trajtimin dhe parandalimin e koronavirusit.

Mirëpo sot, ekspertët në Hong Kong  kanë deklaruar se kanë arritur ta krijojnë vaksinën e duhur kundër këtij virusi. Mirëpo, sipas këtij ekipi të shkencëtarëve, kjo vaksinë mund të marrë deri një vjet para se të praktikohet në njerëz.

Si pasojë e shpërthimit dhe përhapjes së virusit të padëgjuar ndonjëherë, deri tani kanë humbur jetën 170 persona dhe janë infektuar 8.280 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco