FOTO-VIDEO/ Frika nga 'Koronavirusi', bllokohet avioni i 'British Airways' në Londër

FOTO-VIDEO/ Frika nga 'Koronavirusi', bllokohet avioni i 'British Airways' në Londër

17:33, 30/01/2020
A+ Aa A-

Dyshime të forta se koronavirus ka goditur edhe Mbretërinë e Bashkuar pasi një avion i British Airways që vinte nga Hong Kongu u izolua në aeroportin e Londrës "Heathrow" pasi supozohet se kishte persona të infektuar.

Dyert u mbajtën të mbyllura dhe udhëtarët u ndaluan të zbrisnin pasi dy udhëtarë u ankuan se nuk ndjeheshin mirë.

Pasagjerët u detyruan të plotësojnë pyetësorë për shëndetin e tyre dhe historinë e udhëtimit.

Avioni mbeti në bllokim në pistën për më shumë se 45 minuta para se udhëtarët dhe ekuipazhi të lejoheshin të zbrisnin.

Ekspertët  shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar janë në gatishmëri të lartë pasi numri i vdekjeve të epidemisë së koronavirusit u rrit në 170 dhe rastet e infeksionit u hodhën në afro 8,000 ditën e sotme.

Daily Mail ka siguruar një prej pyetësorëve që pasagjerët janë detyruar të plotësojnë në lidhje me historinë e udhëtimeve të fundit, të cilët ata kishin fluturuar me dhe shëndetin e tyre aktual.

Ata u detyruan gjithashtu të nënshkruajnë një formë që konfirmon se 'aktualisht janë mirë dhe nuk kanë asnjë nga simptomat e mëposhtme - ethe, gulçim, kollë, dhimbje të fytit, hundë me erë". /Syri.net

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco