Kundër Shtetit Islamik/ Rifillon operacioni i përbashkët mes Irakut dhe SHBA

Kundër Shtetit Islamik/ Rifillon operacioni i përbashkët mes Irakut dhe SHBA

17:24, 30/01/2020
A+ Aa A-

Ushtria e Irakut tha të enjten se po rifillonte operacionet me koalicionin e udhëhequr nga SHBA, kundër Shtetit Islamik.

Misionin e përbashkët me SHBA, Iraku e kishte ndalur pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani dhe sulmeve hakmarrëse të Iranit në bazat irakiane që strehonin forcat amerikane, raporton Reuters.  

Koalicioni që lufton militantët e IS në Irak dhe Siri, pezulloi shumicën e operacioneve të tij në 5 janar për t'u përqëndruar në mbrojtjen e forcave dhe bazave të koalicionit, ndërsa tensionet me Iranin u rritën.

Parlamenti i Irakut gjithashtu miratoi një rezolutë duke i thënë qeverisë të përfundojë praninë e trupave të huaj në vend dhe të sigurojë që ata të mos përdorin territorin e saj për ndonjë arsye.

"Për të shfrytëzuar kohën që mbetet për koalicionin ndërkombëtar para se të vendoset marrëdhënia e re ... U vendos që të kryheshin veprime të përbashkëta ...", thuhet në një deklaratë ushtarake Irakiane.

Operacionet e përbashkëta përfshijnë mbështetjen ajrore për forcat Irakiane në varësi të nevojave të tyre, thuhet në deklaratë.

Bagdadi dënoi si vrasjen e Soleimanit ashtu edhe të Iranit mbi dy baza irakiane që strehonin trupa amerikane si akte agresive ndaj Irakut dhe shkelje të sovranitetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco