VIDEOLAJM/ Fabrika në Iran prodhon flamuj amerikanë për t’i djegur

VIDEOLAJM/ Fabrika në Iran prodhon flamuj amerikanë për t’i djegur

14:02, 30/01/2020
A+ Aa A-

Biznesi po lulëzon në fabrikën më të madhe të flamujve në Iran, e cila prodhon flamuj amerikanë, britanikë dhe izraelitë që të digjen nga protestuesit iranianë. Sipas agjencisë Reuters, fabrika gjendet në qytetin Khomein, ku djem e vajza printojnë flamuj dhe i lënë të thahen.

Fabrika prodhon të paktën 2 mijë flamuj amerikanë dhe izraelitë në muaj gjatë periudhave të ngarkuara. Tensionet mes SHBA dhe Iranit arritën kulmin në fillimin e këtij viti, kur amerikanët vranë gjeneralin Qassem Soleimani. Iranianët reaguan duke qëlluar raketa ndaj bazave ajrore amerikane në Irak.

Pronari i fabrikës, Ghasem Ghanjani, tha se ata nuk e kanë problemin me popullin amerikan dhe britanik. “Ne e kemi problemin me ata që i qeverisin, ne kemi një problem me presidentët e tyre, me politikat e tyre të gabuara”.

Një menaxhere e fabrikës, Razaei, tha se në krahasim me atë që kanë bërë amerikanët, të cilët vranë gjeneralin Soleimani, djegia e flamujve është gjëja më e vogël që mund të bëhet.

Pavarësisht se protestojnë kundër amerikanëve, në Teheran dhe qytete të tjera kanë nisur edhe protesta kundër regjimit islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco