Valë e re nxehtësie dhe erëra të stuhishme rindezin zjarret në Australi

Valë e re nxehtësie dhe erëra të stuhishme rindezin zjarret në Australi

14:03, 30/01/2020
A+ Aa A-

Sidnei – Një valë nxehtësie në Australinë juglindore kërcënon të rindezë zjarret që e kanë djegur vendin me muaj. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe banorët po përgatiteshin për rrezikun e madh, shteti New South Wales nisi një hetim gjashtëmujor për të ekzaminuar si shkaqet dhe përgjegjësit e këtyre zjarreve vdekjeprurëse të sezonit, njofton Reuters.

Shteti New South Wales kanë qenë një nga më të goditurit nga zjarret, që filluan më herët nga ç’ndodhet zakonisht në shtator. Flakët kanë djegur më shumë se 11.7 milionë hektarë nëpër të gjithë Australinë në zonat më të populluara, kanë vrarë 33 persona dhe 1 miliardë kafshë dhe kanë shkatërruar 2500 shtëpi.

Pesë alarme për rrezikun nga zjarri janë lëshuar të enjten në disa zona në shtetin jugor të Australisë, ku temperaturat ishin parashikuar të tejkalonin 40 gradë Celcius dhe erërat priteshin të arrinin 35 km/h./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco