'Po përjetoj apokalipsin!' Studenti amerikan bllokohet në Wuhan Nicholas Schneider

'Po përjetoj apokalipsin!' Studenti amerikan bllokohet në Wuhan

11:51, 30/01/2020
A+ Aa A-

Prej gati një jave, një student amerikan 21 vjeç Nicholas Schneider është duke u përpjekur të gjejë por pa sukses, një rrugëdalje për të ikur nga Wuhani, qyteti karantinë ku ka shpërthyer koronavirusi.

Një qetësi e tmerrshme ka rënë mbi rrugët dikur shumë të populluara të qytetit me 11 milionë banorë, ku Schneider studionte gjeodezi – një degë e aplikuar e matematikës – në Universitetin e Wuhan, rreth 16 km larg nga tregu ilegal i kafshëve të egra prej nga ku ekspertët besojnë se erdhi koronavirusi.

“Qyteti është kthyer në fantazmë, mezi sheh ndonjë njeri apo makinë. Është një ndjesi e frikshme. Më duket sikur jam në një apokalips,” thotë Schneider në një intervistë me telefon për Reuters të mërkurën.

Schneider, që ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe gjermane , mendoi të dilte jashtë qytetit me tren një mëngjes, por prindërit e këshilluan që të mos e bënte.

Ata më thanë që stacioni I trenit nuk ishte vendi për të vajtur në këtë kohë virusi,” tha ai. “Kështu që unë vendosja të qëndroj…dhe për herë të parë u tmerrova në jetën time, sepse nuk dita çfarë të bëj.”

Ai kontaktoi zyrtarët amerikanë dhe gjermanë për t’u kërkuar një rrugëdalje. Ambasada amerikane I afroi atij një udhëtim me charter me 1100 dollarë pagesë për një vend.

Por një zyrtar i ambasadës i tha se duhet të shkonte vetë në aeroport në anën tjetër të Wuhan, 48 km larg. Pothuajse pa asnjë mjet transporti, ai nuk gjeti mundësi ta bënte këtë rrugë dhe ambasada tha se vendin e tij do t’ia jepnin dikujt tjetër.

“Nuk mund ta besoja atë që dëgjova. Nuk ishte mënyra se si flitej me një qytetar në nevojë….u duk sikur nuk e çanin kokën,” tha Schneider.

Me atë avion ikën nga Wuhani 210 amerikanë që do të mbërrijnë në Kaliforni të mërkurën.

“Përparësi iu dha individëve me rrezik më të madh për t’u prekur nga koronavirusiL fëmijë të vegjël, të moshuar dhe persona me sëmundje të tjera që I ekspozonin ata ndaj rrezikut më shumë se të tjerët,:” tha një zyrtar I DASH me e-mail të mërkurën.

Në vazhdin, Schenider iu drejtua për ndihmë ambasadës gjermane./ar.sh//SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco