VIDEO/ Jeta sekrete e grave Yakuza: E rrallë nga BBC

VIDEO/ Jeta sekrete e grave Yakuza: E rrallë nga BBC

13:30, 29/01/2020

Gjashtë vjet për një projekt të rrallë fotografik, në zemrën e mafias japoneze Yakuza.

Fotografja Clhoe Jafe shpenzoi gjashtë vjet për të dokumentuar jetën dhe intimitetin e grave të martuara me anëtarët e Yakuza, organizatës së krimit të organizuar në Japoni. Në një rrëfim të rrallë për BBC, Jafe tregon gjithçka si më poshtë:

“Për ta nuk mund të flasësh në publik, nuk mund ta shqiptosh emrin “Yakuza” ose, nëse e bën, vetëm me zë të ulët ose fare fare, me një gjest – tregon ajo.

Projekti im për gratë e mafias japoneze filloi në vitin 2013. Kisha shkuar në Japoni dhe u interesova për rolin e grave në shoqërinë japoneze.

Image

Kuptova se ishte një projekt për të cilin duhet të angazhohesha 200%, kështu e futa veten të punësohesha si një “eskortë”.

Një shoqëruese është një person që u shërben klientëve, që u afron sake (pije nga orizi) që i dëgjon klientët dhe qesh me ta e asgjë tjetër. Nuk ka marrëdhënie seksuale.

Para se të fillonte realisht projekti, para takimeve që bënë diferencën, ishte takimi me bosin, për të cilin prita shumë. Në fund të ditës, kur unë  kisha përshtypjen se kisha humbur në një rrugicë të errët, bosi erdhi me badigardët e tij!

Sigurisht që në atë moment unë nuk e dija se cili ishte ai. Pata ndjesinë që ishte dikush i rëndësishëm, por jo bosi. Në një moment, ai më kërkoi të pinim një birrë.

E ndoqa nga pas dhe u ula në tavolinë me këtë bos dhe shumë njerëz të tjerë sepse ishte një festë me shumë të ftuar. Ishte dhe një polic që më tregoi dokumentin e tij dhe më shpjegoi se unë isha ulur në krah të një bosi të madh Yakuza.

Ky ishte për mua fillimi i një historie, që zgjati gjashtë vjet dhe aktualisht vazhdon.

Fotografimi i grave të tyre ishte shumë më kompleks sepse unë duhej të fitoja së pari besimin e burrave të tyre dhe më pas, të grave.

Në fillim, marrëdhënia me gruan e bosit ishte shumë e vështirë, sepse ajo nuk dinte çfarë të mendonte për mua: A isha e interesuar për burrin e saj? A isha e interesuar për paratë e tij? Cili ishte synimi im? Pra, nuk ishte e qartë për atë së pari, tregon Jafe, përcjell Syri.net.

Fotografia e parë që i bëra gruas së bosit ishte nga mbrapa dhe me rroba veshur. Për mua qe si derë e mbyllur. Shpesh kisha fotografuar gra nga pas, por ato kanë qenë të zhveshura. Ti duhet të fitosh besimin e tyre, por kjo varet edhe nga burrat e tyre. Ato nuk mund të vendosin vetë kur duhet të fotografohen dhe kur jo.

Jeta e përditshme e një gruaje të martuar me një anëtar të Yakuza është jeta e përditshme e një shtëpiakeje tipike japoneze. Ndryshimi është që ajo është gruaja e një Yakuza dhe do të jetë gjithmonë në ankth kur burri i saj do të kthehet natën në shtëpi. Ajo nuk bëhet Yakuza se është gruaja e burrit, megjithatë, një grua që është martuar me një anëtar të kësaj mafieje, është absolutisht pjesë e grupit.

Roli i saj pastaj varet nga statusi hierarkik i të shoqit. Një grua e martuar me një lider të Yakuza, për shembull, ka përgjegjësi. Gruaja vepron përmes shefit sepse ajo është këshilltarja, ajo menaxhon financat. Tatuazhi bëhet shpejt një aspekt i këtij projekti.

Këto tatuazhe mbulojnë një pjesë të madhe të trupit, që nga shpina, krahët dhe këmbët. Ato shërbejnë si parzmore, “inmamori” në gjuhën japoneze, ato janë mbrojtëse. Nuk tregohen.

Në Japoni është vështirë të gjesh punë dhe të riintegrohesh në shoqëri nëse ke qenë anëtar i Yakuza. Kur je martuar, është e vështirë për një grua që të dalë nga ai rreth.

Fotoja e çiftit është një fotografi e rëndësishme për mua sepse është imazhi që unë kisha ndërmend kur fillova projektin. Kur po e bëja atë foto, pata një tension emocional të fortë.

Unë i flisja asaj, por nuk e dija ekzaktësisht se çfarë po i thosha. Kur ai u ngrit, ne u pamë  ballë për ballë me lotë në sy për këtë përqafim, që përfaqësonte gjithçka. Desha t’i them se për këtë projekt të dhashë ty jetën time./ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco