‘Gruaja nuk lejohet’/ Koronavirusi ndan familjet, rritet racizmi

‘Gruaja nuk lejohet’/ Koronavirusi ndan familjet, rritet racizmi

12:39, 29/01/2020
A+ Aa A-

Vendet e ndryshme kanë nisur operacionet ajrore për të tërhequr qytetarët e tyre nga qytetet kineze të goditura nga koronavirusi. Shumë fluturime po organizohen për të tërhequr sidomos qytetarët e ngecur në qytetin Wuhan, i njohur si epiqendra e sëmundjes.

Një avion me amerikanë nga Wuhan-i u devijua për në bazë ushtarake në Kaliforni, pasi autoritetet druhen për më të keqen.

Kurse një britanik i ngecur në Wuhan tha se i kanë thënë se ai mund të largohet, por e shoqja jo. Ai duhet të lërë të shoqen në qytetin e braktisur. Familja udhëtoi për në këtë qytet që të festonin Vitin e Ri Kinez, por nuk e dinin se çfarë i priste.

Ndërkohë numri i të prekurve nga kjo sëmundje jashtë Kinës ka shkuar në 6 mijë. Së paku 132 persona kanë humbur jetën.

E gjithë kjo situatë ka bërë që të shtohen rastet e incidenteve raciste ndaj kinezëve nëpër botë. Agjencitë e huaja raportojnë për një rritje të ksenofobisë ndaj tyre.

Një rast i tillë i turpshëm u regjistrua edhe në Shqipëri, kur u dhunua verbalisht një kinez në rrugë, duke i thirrur: Koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco