Vjen një lajm i mirë nga `fronti` i Koronavirusit; po zbrapset me shpejtësi

Vjen një lajm i mirë nga `fronti` i Koronavirusit; po zbrapset me shpejtësi

10:56, 29/01/2020
A+ Aa A-

Ndërsa që e gjithë bota po mban frymën në pritje të zhvillimeve globale në lidhje me pandeminë e 'koronavirusit', nga terreni në Kinë, vijnë lajme të mira dhe shpresëdhënëse.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se duke nisur që nga dita e djeshme (e martë 28 Janar) ka nisur ngadalësimi i ritmit numerik ditor të të infektuarve; dje ishin 600 më pak të prekur se dy ditë më parë.

Mësohet se të martën rastet e `koronavirus` të konfirmuara ishin 1459, ndërsa dy ditë më parë ( e hëne) ishin 2 mijë e 77 të regjistruara, duke shënuar në këtë mënyrë një nisje të mundshme të ngadalësimit të të infektuarve.

Gjithsesi pavarësisht entuziazmit, specialistët e fushës thonë se duhet pritur për të parë në vijim, nëse tendenca e këtyre dy ditëve të më mira do të reflektohet, edhe në vijim me ngadalësim të mëtejshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco