Sukses i shkencëtarëve australianë: Kopjojnë koronavirusin, avancojnë për prodhimin e vaksinës Mike Catton në momentin e zbulimit me kolegët

Sukses i shkencëtarëve australianë: Kopjojnë koronavirusin, avancojnë për prodhimin e vaksinës

10:17, 29/01/2020
A+ Aa A-

Duke shënuar një përparim të madh në luftën globale kundër koronavirusit, shkencëtarët në Australi kanë zhvilluar në laborator sëmundjen.

Ajo do të ndihmojë shkencëtarët të përcaktojnë nëse një vaksinë do të japë efekt. Kështu, ekspertët e Institutit të Melburnit, “Peter Doherty” për Infeksionin dhe Imunitetin të martën bënë që ai të jetë laboratori i parë në botë jashtë Kinës që kopjoi virusin.

Ata nuk do ta ndajnë gjetjen me OBSH-në, e cila nga ana e saj do t’ia tregonte atë laboratorëve në mbarë botën, përfshirë edhe një nga Kuinslend – që janë angazhuar për të prodhuar vaksinën.

Ekipi i shkencëtarëve e kultivoi virusin nga një pacient që ishte infektuar të premten e kaluar.

Shtypi në Australi, “ABC” ishte në laborator në momentin kur shkencëtarët treguan se arritën sukses me virusin, ishte me Miek Catton, bashkëdrejtorin e Institutit Doherty, kur ai e konfirmoi atë me tre fjalë:

“Ne e bëmë atë”, tha ai. “Fantastike”.

Dr. Catton i tha ABC-së se zbulimi ishte “me rëndësi jetike” dhe do të bëhej pjesë e rëndësishme e projektit të vaksinës, për të treguar nëse ajo do të funksionojë, pasi shkencëtarët do të provojnë çdo vaksinë të mundshme kundër virusit që ata e prodhuan në laborator.  

Kjo arritje do të bëjë që studiuesit të krijojnë një test për të zbuluar njerëzit që mund të infektohen nga virusi, para se ata të shfaqim shenjat e sëmundjes.

Tani për tani në Australi, pacientët me simptoma fillestare të koronavirusit i nënshtrohej testimit në spital, me mostrat e dërguara nga Instituti Doherty,iI vetmi laborator në Australi që mund të testojë mostrat për herë të dytë dhe të japë një përgjigje 100% në lidhje me faktin nëse dikush është infektuar apo jo.

Pas zbulimit që u bë të martën, gjithçka mund të ndryshojë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco