Franca shtron të 4-tin me koronavirus, zbulohet cilët janë dhe ç'po ndodh me të sëmurët Pamje e laboratorit të 'National Reference Center' për viruset respiratore në Institutin 'Paster' në Paris në 28 janar 2020

Franca shtron të 4-tin me koronavirus, zbulohet cilët janë dhe ç'po ndodh me të sëmurët

09:43, 29/01/2020
A+ Aa A-

Franca ishte vendi i parë në Evropë që raportoi të prekurin me koronavirusin, që shpërtheu në Kinë. Të premten e kaluar, Ministrja e Shëndetësisë Agnes Buzyn tha se ishin konfirmuar tre raste me koronavirus, një në Bordo dhe dy në Paris. Por të martën, zyrtarët francezë konfirmuan rastin e katërt në Francë. Është një turist kinez, 80 vjeç, që u shtrua në spital në Paris. Gjendja e tij u përshkrua si e rëndë. Ai nuk ka lidhje me asnjërin nga tre rastet e tjera të konfirmuara.

Të infektuarit kishin udhëtuar së fundmi në rajonin Hubei të Kinës ku shpërtheu virusi. Që atëherë është raportuar dhe në Gjerman, rasti i parë i transmetimit nga njeriu tek njeriu në Evropë në Bavari.

Ministrja franceze Agnes Buzyn tha javën e kaluar se ajo besonte se Franca shënoi rastin e parë të konfirmuar në Evropë thjesht sepse kishte një sistem të shpejtë testimi të virusit. Ajo shtoi se priste edhe më shumë raste në ditët e ardhshme.

Por kush janë të infektuarit në Francë?

Burri që po kurohet në Bordo është një 48-vjeçar kinez me shtetësi franceze që punon në biznesin e verës dhe që kishte vizituar Wuhanin për punë. Ai u kthye të mërkurën në Francë dhe shkoi të enjten në një klinikë ku u ankua se kishte shenja gripi.

Ndërsa, dy pacientët e tjerë që po kurohen në Paris janë çift të moshës 30 dhe 31 vjeç, të dy shtetas kinezë nga Wuhan, qendra e epidemisë. Ata I kishin simptomat që kur arritën në Paris në 18 janar.

Të tre pacientët janë në gjendje jo shqetësuese.

I katërti që sapo u konfirmua është një i moshuar, turist kinez 80 vjeç, por që është në gjendje të rëndë në një spital në Paris që të martën.

Të katërt janë duke u kuruar në reparte të izoluara në spital.

Qytetari francez po kurohet në spitalin Pellegrin të Bordosë, ndërsa çifti kinez në departamentin e virologjisë në Paris, në spital Bichat.

Autoritetet franceze tani janë duke gjurmuar dhe testuar personat me të cilët ata kanë pasur kontakte pas kthimit nga Kina dhe pranimit në spital.

Pasagjerët që kishin qenë në avion me 48-vjeçarin nga Parisi për në Bordo janë kontaktuar, po ashtu edhe ata që ishin takuar me çiftin kinez në ditët e tyre të para në Paris.

“Duhet ta trajtojmë epideminë sikur të ishte zjarr, sa më shpejt të gjejmë burimin dh eta frenojmë sa më shpejt të mundemi,” tha Buzyn./ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco