Virusi kinez e kthen Makaun e bixhozit, në qytet fantazmë Kazinoja

Virusi kinez e kthen Makaun e bixhozit, në qytet fantazmë

08:54, 29/01/2020
A+ Aa A-

Hong Kong – Territori kinez Makau është bërë një qytet thuajse fantazmë pikërisht  kur është zakonisht koha më e ngarkuar e vitit në qendrën më të madhe të kazinove në botë, pasi autoritetet njoftuan një seri masash për të mbajtur larg vizitorët dhe përmbajtur përhapjen e koronavirusit.

Qeveria vendore tha të martën në mbrëmje se do ta frenonte skemën e vizitave individuale përmes të cilave vizitorët fitojnë hyrjen nga Kina, pasi kanë përfunduar turet turistike, njofton Reuters. Që nga e premtja, hyrjet e vizitorëve kanë rënë 69%, treguan shifrat e fundit.

Këto masa vijnë pasi vdekjet nga koronavirusi arritën në 132 në Kinë dhe me 1500 raste të reja.

Virusi i ngjashëm me gripin u shfaq në fund të vitit të kaluar në qytetin lindor të Wuhan dhe raste janë raportuar në të gjithë botën, përfshirë shtatë në Makau.

Virusi ka shkaktuar shqetësime në ish-koloninë portugeze prej ndikimit të një ekonomie kineze në ngadalësim dhe protestave antiqeveritare në Hong Kongun fqinj.

Shpërthimi i virusit përkoi edhe me festën e Vitit të Ri Kinez, gjatë së cilës Makau shijon sezonin e vizitave rekord. Analistët parashikojnë një rënie të ardhurash nga lojërat, të paktën 30%, për aq kohë të paktën sa janë në fuqi kufizimet për vizitorët./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco