Kinë, 130 të vdekur dhe 1500 të tjerë të infektuar, SHBA shqyrton pezullimin e fluturimeve

Kinë, 130 të vdekur dhe 1500 të tjerë të infektuar, SHBA shqyrton pezullimin e fluturimeve

08:27, 29/01/2020
A+ Aa A-

Pekin – Ndërkohë që numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Kinë shkoi me shpejtësi në 132 të mërkurën dhe preku 1500 persona të tjerë, Japonia tha se po i evakuon qytetarët e saj nga qyteti Wuhan ku ka ndodhur shpërthimi.

Disa shtete  po përpiqen të largojnë shtetasit e tyre nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit. Një avion amerikan u ngrit nga Wuhan të mërkurën, tha një zyrtar amerikan, por nuk dihet ende se kush ishin në bord, njofton Reuters.

Zyrtarët amerikanë thanë se Shtëpia e Bardhë po gjykonte nëse duhet të pezullonte fluturimet në vend si një masë drastike për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes.

“Të gjitha mundësitë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes duhet të jenë mbi tryezë, përfshirë kufizimet e udhëtimeve:, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar.

Shtëpia e Bardhë po zhvillon mbledhje të përditshme për shpërthimin e virusit dhe monitorimin e fluturimeve me Kinën, si një burim I mundshëm infeksioni thanë burimet që kishin dijeni për këtë çështje, megjithëse për momentin ishin kundër pezullimeve të trafikut ajror./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco