I infektoi një grua/ Panik në Gjermani, katër të prekur nga koronavirusi

I infektoi një grua/ Panik në Gjermani, katër të prekur nga koronavirusi

23:37, 28/01/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në katër numri i të prekurve nga koronavirusi në Gjermani. Kjo gjë ka shkaktuar panik në vend. Fillimisht u raportua për rastin e parë me koronavirus në Gjermani.

Bëhej fjalë për një 33-vjeçar, i cili ndodhet në izolim. Por ai kishte qenë në punë deri një ditë më parë.

Virusin mendohet se e ka marrë nga një grua kineze, e cila kishte ardhur te kompania e tyre në Bavari për trajnim.

Gruaja është larguar para ca ditësh në Kinë, kurse ky është rasti i parë jashtë Azisë ku virusi kalon nga njeriu te njeriu.

Në mbrëmje u raportua se edhe tre gjermanë, me të cilët kishte kontakte pacienti i parë, janë infektuar.

Tashmë po hetohet çdo person me të cilët ka pasur kontakte gruaja kineze dhe pacientët gjermanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco