FOTO/ Trump zbulon 'hartën e re' të Palestinës, sipas ‘Marrëveshjes së Shekullit’

FOTO/ Trump zbulon 'hartën e re' të Palestinës, sipas ‘Marrëveshjes së Shekullit’

20:19, 28/01/2020
A+ Aa A-

Vetëm disa minuta pasi njoftoi planin e paqes në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump publikoi një hartë konceptuale të rajonit, që përfshin atë që mund të duket një shtet i ardhshëm i Palestinës.

"Kjo është ajo që mund të duket një shtet i ardhshëm i Palestinës, me një kryeqytet në pjesë të Jeruzalemit Lindor," postoi në Twitter Trump, pas fjalimit së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

 

 

Plani më shumë sesa dyfishon territorin aktualisht nën kontrollin e Palestinës dhe krijon një kryeqytet për vendin e propozuar në Jeruzalemin Lindor, ai gjithashtu njeh sovranitetin e Izraelit mbi blloqet e mëdha në Bregun Perëndimor, diçka për të cilën Palestinezët pothuajse me siguri do të kundërshtojnë, raporton FoxNews.

Palestinezët kanë hedhur poshtë tashmë propozimin, duke akuzuar Trump se është i njëanshëm në favor të Izraelit pasi ai ka adoptuar politika që forcojnë Izraelin në kurriz të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco