Sulmet e qeverisë siriane në Idlib/ Turqia paralajmëron hakmerrje të ‘fuqishme’

Sulmet e qeverisë siriane në Idlib/ Turqia paralajmëron hakmerrje të ‘fuqishme’

19:23, 28/01/2020
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, tha të martën se do të hakmerret "fuqishëm dhe pa hezitim" kundër çdo sulmi në pozicionet e saj, nga ana e forcave të presidentit, Bashar al-Asad, në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.

Forcat e qeverisë siriane hynë në jug të qytetit të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në kthimin nën kontroll të territorit të mbajtur nga rebelët, raporton Rel.

Më 10 janar, Turqia dhe Rusia, u pajtuan për një armëpushim në rajonin e banuar nga rreth 3 milionë njerëz.

Ankaraja për vite me rradhe ka mbështetur rebelët sirianë, të cilët luftojnë për të mposhtur presidentin sirian, Bashar al -Asad.

Rusia e përkrahë qeverinë e Asadit.

Komisionarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Michelle Bachelet, ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të veprimeve ushtarake në provincën e Idlib-it në Siri, duke thënë se përpjekja e fundit për armëpushim akoma nuk kishte arritur të mbrojë civilët.

Rreth 350.000 sirianë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur nga Idlibi, që nga fillimi i dhjetorit 2019, duke kërkuar strehim në zonat kufitare pranë Turqisë, thanë Kombet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco