VIDEO/ Parashikoi aksidentin tragjik të Kobe Bryan, seriali vizatimor njofton fshirjen e episodit

VIDEO/ Parashikoi aksidentin tragjik të Kobe Bryan, seriali vizatimor njofton fshirjen e episodit

23:09, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ndodhi të çuditshme po ndodhin me ngjarjet e fundit tragjike që po prekin botën, ku dhe një serial televiziv ka parashikuar aksidentin tragjik të basketbollistit të njohur Kobe Bryant.

Seriali vizatimorë “Legends of Chamberlain Heights”,  tregon ndodhitë e disa shokëve të gjimnazit, të cilët laujnë si rezerva. Ata kanë ëndërr që të bëhen të njohur.

Në episodin “End of Days”, që tashmë është hequr nga faqja e internetit “Comedy Central”, tregohet ish-basketbollisti që përplaset me helikopterin, me trofetë në duar.

Në shenjë respekti për legjendën e basketbollit, Comedy Central ka njoftuar zyrtarisht se do ta fshijë episodin me Kobe Bryan.

“Në shenjë respekti për Kobe Bryant dhe familjen e tij, do e heqim klipin ku ai shfaqet në aksident, ndërsa ju kërkojmë që të mos shpërndani pamjet”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco