VIDEO/ Me maskë mbrojtëse në ekran, kryetari i Wuhan pranon gabimet me koronavirusin

VIDEO/ Me maskë mbrojtëse në ekran, kryetari i Wuhan pranon gabimet me koronavirusin

22:40, 27/01/2020
A+ Aa A-

Zhou Xianwang thotë se publik duhej të ishte informuar më shpejt.

Kryetari i komunës Wuhan, qyteti kinez në qendër të shpërthimit të koronavirusit, ka pranuar kritikat për trajtimin e tij të krizës, duke pranuar se informacioni nuk u lëshua aq shpejt, raporton TheGuardian

Zhou Xianwang veshi një maskë për mbrojtje pasi ai i tha për median shtetërore kineze CCTV: "Ne nuk kemi zbuluar informacionet në kohën e duhur dhe gjithashtu nuk kemi përdorur informacion të efektshëm për të përmirësuar punën tonë."

Ai tha se do të jepte dorëheqjen nëse e ndihmonte opinionin public, por theksoi se pushteti vendor ishte i detyruar të kërkojë leje përpara se të zbulonte plotësisht informacione rreth virusit dhe se përgjigja e tyre ishte bërë më e "ashpër se të tjerat".

Një bllokim virtual është vendosur ndaj Wuhan që nga e enjtja, kur trenat dhe fluturimet u anuluan, transporti publik u pezullua dhe më vonë, shumica e makinave private u ndaluan të ecnin rrugëve.

Ekziston zemërimi midis banorëve, që publiku nuk u informua më herët për rreziqet e mundshme të shkaktuara nga shpërthimi i epidemisë, i cili mendohet të ketë filluar në dhjetor, ose të tregonin se cilat masa paraprake duhet të merren.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco