Zgjerohet harta e të prekurve nga koronavirusi, rastet e para në Kanada dhe Sri Lanka

Zgjerohet harta e të prekurve nga koronavirusi, rastet e para në Kanada dhe Sri Lanka

21:58, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, autoritetet e Shëndetit Publik në Kanada kanë konfirmuar rastin e parë të shfaqjes së koronavirusit tek një çift në Toronto, të cilët sapo ishin kthyer nga një udhëtim në qytetin kinez Wouhan.

Në bazë të analizave, laboratori Winninpeg konfirmoi se 50 vjeçari është në gjendje të stabilizuar dhe se i është nënshtruar mjekimeve, ku gjithashtu edhe bashkëshortja e 50 vjeçarit është diagnostikuar me të njëjtën sëmundje dhe tashmë ndodhet e izoluar në shtëpi nën mbikqyrjen e mjekëve.

Bëhet me dije se çift nga Toronto ishte kthyer nga qyteti i Wouhan në Kinë ku dhe ka shpërthyer epidemia.

Testeve mjekësore i janë nështruar 19 persona në Kanada.

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar dhe rasti i parë me koronavirus në Sri-Lanka.

Sipas autoriteteve, ajo është një 40 vjeçare kineze e cila kishte ardhur për turizëm në 19 janar, ndërkohë që është shtruar në spital në datën 25.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco