Dita botërore e Holokaustit/ Presidenti i Izraelit: Detyra jonë është të luftojmë anti-semitizmin

Dita botërore e Holokaustit/ Presidenti i Izraelit: Detyra jonë është të luftojmë anti-semitizmin

20:35, 27/01/2020
A+ Aa A-

Të mbijetuar të Holokaustit dhe udhëheqës ndërkombëtarë nderuan të hënën viktimat e nazistëve në ish-kampin e vdekjes në Aushvic të Polonisë.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, vizituan kampin, 75 vjet pas çlirimit të tij nga forcat sovjetike, raporton Rel.  

Rreth 1.1 milion njerëz, shumica hebrenj, janë vrarë atje.

Duke iu adresuar gazetarëve, Rivlin paralajmëroi kundër "zërave që përhapin urrejtje" dhe "kërcënojnë demokracinë".

"Detyra jonë është të luftojmë anti-semitizmin, racizmin dhe nostalgjinë fashiste - këto të këqija të sëmura", tha ai.

Rivlin dhe Duda vendosën kurora me lule në Murin e Vdekjes - vendin ku nazistët qëlluan për vdekje mijëra të burgosur.

Kompleksi i kampit Aushvic-Birkenau, në Poloninë jugore të pushtuar nga nazistët, ka qenë qendra më famëkeqe e vrasjeve të regjimit.

Mijëra polakë, të burgosur sovjetikë të luftës, romë dhe të persekutuar të tjerë kanë vdekur gjithashtu atje.

Gjermania naziste ka vrarë rreth gjashtë milionë hebrenj gjatë fushatës së saj për të dominuar racat dhe kombet e tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco