Fytyra që nuk duhet të harrojmë/ E vrarë me injeksion në zemër

Fytyra që nuk duhet të harrojmë/ E vrarë me injeksion në zemër

19:55, 27/01/2020
A+ Aa A-

Bota përkujtoi sot Ditën e Holokaustit në ish-kampin e Aushvicit, 75 vite pas çlirimit. Teksa sulmet anti-semite në botë po rriten, kjo histori duhet të na kujtojë gjithmonë se tmerret kanë ndodhur vetëm disa dekada më parë

Këto foto që nuk të shqiten nga kujtesa tregojnë fytyrën e një vajze 14-vjeçare, një nga viktimat e shumta polake në kampin e Aushvicit. Ajo u vra nga rojet naziste me një injeksion fatal në zemër. 

Fotot janë bërë pak pasi ajo mbërriti në kamp, me flokët e qethura dhe fytyrën e bërë pis. Czeslova Kvoka është një nga mijëra fëmijët që humëb jetën gjatë vrasjeve sistematike të mbi 6 milionë hebrenjve në Europë.

Historia e saj e tmerrshme është një nga shumë të tilla. E lindur në një fshat të vogël në Poloni në vitin 1928, ajo u burgos bashkë me nënën e saj, një katolike romane, dhe u transportuan për në kampin famëkeq të Aushvicit, një ish-kazermë e ushtrisë, ku 1.1 milionë njerëz humbën jetën. Në moshën 14-vjeçare, ajo ishte një nga 23 mijë fëmijë që u dërguan në kamp mes viteve 1940 dhe 1945, por që rrethanat e vdekjes së saj nuk u regjistruan kurrë.

Ajo u vra me një injeksion vdekjeprurës Fenol në zemër, i përdorur zakonisht në fazat e para të kampit. Ai injektohej pasi kishte efikasitet të lartë.

Mendohet se të burgosurit ishin zgjuar kur i nënshtroheshin procedurës. Atyre iu mbylleshin sytë përpara se injeksioni të ngulej direkt në zemër.

Fotot e kësaj vajze katolike romane, një grup i përbuzur nga nazistët, mbetet ende në kampin e hapur tashmë si muze, në mënyrë që njerëzit të shohin fytyrën e vërtetë të ‘Zgjidhjes Finale’ të nazistëvve.

Kur kampi u hap fillimisht, të burgosurit regjistrhehin me foto dhe shkresa. Por kur numri i tyre shtohej dhe kampi u zgjerua, të burgosurve thjesht u bëhej tatuazh një numër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi27/01/2020 20:09

Kujtoni dhe holokausin shqiptare per 50 vite. Sa femije u mbyten se do i jepnin gjak Enverit????

Shto koment

Denonco